Prishtina e ka mposhtur thellë Dukagjinin 5:0.
“Kënaqësi të shohësh këtë ekip, jo vetëm për shkak të golave, por për shkak të lojës në përgjithësi që e zhvilluan lojtarët.
Kënaqësi që fituam me pesë gola dhe nuk pësuam asnjë”, ka thënë Egbo, kryetrajner i Prishtinës.
Prishtina renditet në vend të pestë me 37 pikë pas javës së 25-të në Superligën e Kosovës.