Europa League vjen mbrëmjen e sotme me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ve. Liverpooli triumfoi 5-1 në kryeqytetin çek ndaj Spartës së Pragës dhe e ka një mision thuajse të kompletuar.
Sfida e kthimit do jetë një mundësi e mirë për Jurgen Klopp për të lënë pushim një pjesë të titullarëve.
Milani arriti të fitonte ndeshjen e parë përballë ekipit tjetër çek, Slavias së Pragës 4-2. Kuqezinjtë janë favoritë për kualifikimin në fazën e 1/8-ve, por pjesa e dytë në ndeshjen e parë nuk la aspak shihe të mirë.
Roma pritet të mos e ketë të vështirë për të kaluar në raundin tjetër.
Skuadra e Daniele De Rossit fitoi 4-0 në “Olimpico” përballë Brighotnint të De Zerbit.