Anglia ka bërë publike listën me 25 lojtarët që trajneri Gareth Southgate ka ftuar për dy miqësoret e marsit ndaj Brazilit dhe Belgjikës.
Shumë befasi teksa kanë mbetur jashtë emra të njohur si Trent Alexander-Arnold i cili ende nuk është në 100% të formës optimale.
Mungesë edhe për Fikayo Tomorin e Milanit që vijon të mos jetë në preferencat e selektorit anglez.
Gjithashtu nuk është ftuar mbrojtësi i Arsenal, Ben White, ndërsa është rikthyer Joe Gomez i Liverpool pas 4 viteve mungesë.