​Southgate e zbulon, ylli i Arsenalit e refuzoi ftesën e tij te Anglia

Futboll

​Southgate e zbulon, ylli i Arsenalit e refuzoi ftesën e tij te Anglia

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:01
​Southgate e zbulon, ylli i Arsenalit e refuzoi ftesën e tij te Anglia

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate e ka zbuluar se Ben White nuk dëshironte të konsiderohej për të qenë pjesë e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret kundër Brazilit dhe Belgjikës.

Southgate e konfirmoi sot listën prej 25 lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore këtë muaj, para se të thoshte se White e refuzoi ftesën e tij.

“Absolutisht është një pyetje që duhet ta bëni sepse bazuar në formë, nuk mund të ulem këtu dhe të them se ai nuk e meritonte të jetë pjesë e grumbullimit. Morëm një telefonatë nga Edu i cili tha se Ben nuk dëshironte që të konsiderohej pjesë e Anglisë në këtë kohë”, tha Southgate.

“Është një turp i madh, ai është një lojtar që më pëlqen shumë. Unë fola me të pas Katarit, sepse doja ta zgjidhja atë dhe kishte rezervë nga ana e tij. Nuk e di pse është kështu, por duhet ta respektoj këtë dhe dua t'ia lë derën hapur atij”, shtoi më tej Southgate.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat