Fulham luan ndeshjen e radhës përballë Tottenham, të shtunën(16 mars) ora 18:30.
Kjo ndeshje vlen për javën e 29-të të Premier League dhe Armando Broja është një nga pikëpyetjet e stafit të Fulham.
Trajneri portugez Marco Silva nuk e ka preferuar Brojën titullar, megjithatë sinjale ndryshimi mund të vijnë nga ndeshja e fundit.
Sulmuesi 22-vjeçar asistoi në takimin e fundit, ku mori 10 minuta në humbjen 2:1 ndaj Wolves.
Dilemat ekzistojnë, ndërsa Broja pret më shumë minuta për të treguar veten.
Kujtojmë se sulmuesi shqiptar është në huazim nga klubi i Chelseat, që zotëron të drejtën e kartonit.