Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, futbollist nga Kosova, me Bayer Leverkusenin, liderin e kampionatit gjerman, kërkojnë çerekfinalen e Europa League.
Bayer luan si vendas ndaj skuadrës nga Azerbajxhani, Qarabag.
Ballafaqimi i parë ka përfunduar baras (2:2), ndaj Leverkusen sonte ka përparësinë e fushës dhe ka gjasa të mëdha të shkojë më tej.
Xhaka është në formë jetësore dhe sonte (21.00) synon të jap kontribut të madh në kualifikim.