Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, ka shënuar për Dinamon e Zagrebit por ky gol nuk i kreu punë skuadrës së tij.
PAOK si vendas (në Selanik) e mposhti me rezultat 5:1 Dinamon e Zagrebit, në takimin e kthimit të së tetës së finales të Conference League.
Hoxha shënoi në minutën e 49-të për Dinamon.
Për skuadrën greke realizuan Baba (27'), Suçiç (33'-autogol), Thomas (42'), Koulierakis (73') e Zhivkoviq (88’ – nga penalltia).
PAOK ka përmbysur humbjen me 2:0 në Zagreb dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 është kualifikuar në çerekfinale.