Milani pa ndonjë mund të madh është kualifikuar në çerekfinale të Europa League në futboll.
Skuadra e Milanit edhe në sfidën e kthimit ka treguar fuqinë, kësaj radhe në Pragë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Slavia-s.
Golat për Milanin i realizuan Pulisic (33'), Loftus-Cheek (36') e Leao (45+6') dhe për vendasit Jurasek (85’).
Vendasit nga minuta e 20-të, mbeten pa një lojtar në fushë, për faktin se Holes është përjashtuar me karton të kuq për shkak të një faulli.
Edhe sfidën e parë Milani e ka fituar me 4:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 7:3 kualifikohet më tej.