Sparta e Pragës gjatë do të kujtojë ndeshjen në “Anfield” ndaj Liverpoolit.
Liverpooli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:1 ndaj skuadrës çeke.
Për 14 minuta shënuan katër herë, duke e tronditur skuadrën e futbollistit shqiptar, Qazim Laçi.
Gola i realizuan Nunez (7'), Clark (8'), Salah (10') e Gakpo (14' e 55’) e Szoboszlai *48’) .
Për mysafirët shënoi Birmançeviq (41’).
Duhet theksuar se sfidën e parë skuadra angleze e ka fituar në Pragë me 5:1 ndaj Spartës dhe me rezultat të përgjithshëm 11:2 është kualifikuar në çerekfinale të Europa League.