Lille ka barazuar me rezultat 1:1 me Sturm Graz, në takimin e kthimit të Conference League.
Skuadra franceze falë fitores në takimin e parë me 3:0 në konak të Sturm Graz, është kualifikuar në çerekfinale.
Santos në minutën e 43-të shënoi për Lillen dhe Blereth në atë të 45+2 për Sturm.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është paraqitur titullar për Lillen.
Ai është zëvendësuar në minutën e 46-të.