Portieri shqiptar, Diant Ramaj, sonte ka pësuar katër gola në Birmingham.
Aston Villa e ka shemb me rezultat 4:0 skuadrën e njohur holandeze, Ajax, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Conference League.
Diant Ramaj është paraqitur titullar për Ajax-in por porta e tij katër herë është bombarduar nga vendasit.
Golat i realizuan Watkin (25'), Bailey (60'), Duran (75') e Diaby (81').
Ajax nga minuta e 66-të mbeti me një lojtar më pak, Mannsverk është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë.
Ndeshja e parë në Amsterdam pati përfunduar 0:0 dhe Aston Vlla kualifikohet në çerekfinale.