Bayer Leverkuseni është kualifikuar në çerekfinale të Europa League në futboll.
Një fitore dhe kualifikim në frymën e fundit.
Përmbysje e rezultatit për 18 minutat e fundit.
Bayer e mposhti me rezultat 3:2 Qarabagun e Azerbajxhanit.
Në minutën 72-tën Qarabag avancoi me 0:2 në Leverkusen, falë golave të Zoubir (58') e Juninho (67').
Cafarquliyev i Qarabag është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 62-të.
Minutat e fundit, Bayer ka bërë presion të madh duke shënuar tre gola përmes Frimpong (72') e Schick (90+3 e 90+7’).
Granit Xhaka ka luajtur titullar duke treguar lojë të madhe në 20 minutat e fundit.
Ndeshja e parë pati përfunduar baras (2:2) dhe Leverkusen kualifikohet në çerekfinale.