Giacomo Vrioni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, New England Revolution luajti në transfertë përballë Alajuelense.
Sfida e kthimit e vlefshme për fazën e 1/8-ve të CONCACAF, kompeticion i Amerikës Veriore dhe asaj Qëndrore, përfundoi me në barazim 1-1.
Vrioni ishte pikërisht autori i golit për të tijët.
Pas një topi të marrë nga Bajraktarevic, shqiptari e kontrolloi mjaft mirë dhe sapo u fut në zonë lëshoi një të majtë alla Jasir Asani, duke shënuar një gol mjaft të bukur.
Ekipi i shqiptarit 25-vjeçar kaloi më tej në këtë kompetcion, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 4-0 në favor të tyre.