Antoine Griezmann po ëndërron të fitojë Champions League me Atletikon e Madridit 10 vjet pasi iu bashkua klubit nga Real Sociedad. Ishte francezi ai që shënoi golin e parë në fitoren epike 2-1 ndaj Inter dy ditë më parë.
Shorti i hedhur sot përballi spanjollët me Borussia Dortmund, një rival që mund të kalohet.
Tifozët e duartrokitën kur Griezmann u bë golashënuesi i tyre më i mirë i të gjitha kohërave në arenën ndërkombëtare.
Madje ata ishin sërish të entuziazmuar të mërkurën kur ai u rikthye në fushë pas dy javësh, i lënduar, për t’i çuar ata drejt fitores kundër Inter.
Ëndrra e Grizman tani është fitimi i një trofeu të madh dhe Champions është një objektiv.
“Ëndrra dhe objektivi është të fitojmë La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Nuk e kam fituar kurrë Ligën dhe mund të jem golashënuesi rekord i klubit, por të mos e fitosh është e vështirë. Edhe Champions Leaue do të ishte një ëndërr për të gjithë”, – tha Griezmann.