Ylli i Bayern Munich, Thomas Muller, kishte një mesazh për Arsenalin pasi dy skuadrat janë vënë përballë nga shorit në çerekfinalet e Champions League.
Topçinjtë kthehen në një çerekfinale të Champions-it për herë të parë në 14 vjet, ndërsa bavarezët përballen me një kundërshtar mjaft të njohur, ndaj të cilit kanë gëzuar shpesh.
Muller e di shumë mirë këtë, pasi ai ishte pjesë e skuadrës së Bayernit që u përball për herë të fundit me londinezët, të mposhtur 5-1, në fazën e 1/8-ave në sezonin 2016/17.
Pas shortit të hedhur në Nyom, 34-vjeçari Muller komentoi në platformën X, dikur Twitter.
Ndërsa pranoi se Topçinjtë ishin një kundërshtar i vështirë, ylli i Bayernit veçoi një yll të Arteta-s si një lojtar me të cilin mezi priste të përballej sërish.
“Është Arsenali. Kai Havertz, miku im, unë po të pres,” tha Muller në video përpara se të shtonte: “Është një short i bukur.
Dy ekipe shumë të mira, dy stadiume shumë të mira, dy qytete shumë të mira. Do të jetë e vështirë, por unë jam gjithmonë pozitiv. Shihemi Gunners”.