Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U15 vjeç ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Kroacia në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore.
Golin e vetëm të ndeshjes së sotme kroatët e shënuan në minutën e 18-të.
Maqedonia e pati rastin më të mirë me Stojkovskin në fillim të pjesës së dytë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri kroat.
Ndeshja e parë miqësore mes dy skuadrave u mbyll me fitoren 4:0 të Kroacisë.
Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Antonio Atanasov, Blendi Laçka, Martin Xhangarovski, Mateja Masev, Fadil Islamoviq, Jakov Stojkovski, Andrej Cvetkovski, Matej Petkov, Erdin Mamouti, Soner Rakipi, Luka Grchevski.