Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani vazhdon me paraqitjet e shkëlqyera në elitën e futbollit rumun me fanellën e Rapidit të Bukureshtit.
Pas dy golave e një asistimi në derbi ndaj FCSB-së në ndeshjen e kaluar, Rrahmani shënoi edhe sot ndaj Farul Constantas.
Në minutën e 85-të sulmuesi 23-vjeçar realizoi nga penalltia në disfatën 1:2 në shtëpi ndaj Farul Constanta të George Haxhit.
Ishte ndeshja e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në elitën e futbollit të Rumanisë. Për Rrahmanin ishte goli i 14-të në Superligën rumune, në 16 ndeshje të luajtura.
Titullarë në këtë duel u aktivizuan edhe Hasani dhe Krasniqi, por pa mundur të lenë gjurmë.