RB Leipzig e ka shpartalluar me rezultat 5:1 Koln-in.
Vendasit nuk ishin të denjë ndaj RB Leipzig-ut që ka treguar lojë të mirë sidomos në 45 minuta e dytë.
Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, është paraqitur titullar për Koln-in por të pafuqishëm ndaj mysafirëve.
Për Koln shënoi Adamyan (18') dhe për Leipzig-un realizuan Simons (15'), Openda (63' e 67), Haidara (70') e Poulsen (83’).
Pas javës së 26-të në Bundesliga I, Leipzig zë vendin e 4-të me 49 pikë e Koln të 16-tin me 18 sosh.