Kosova U-16 luan sot ndeshjen e tretë në turneun “UEFA Development” U-16 për vajza ndaj Skocisë.
Kjo sfidë do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiran dhe do të jetë dueli i fundit i turneut.
Pas fitores së thellë ndaj Shqipërisë me rezultat 6:0, pastaj humbjes nga Portugalia 2:0, vashat dardane kërkojnë vetëm fitore në këtë takim.
Ndeshja fillon nga ora 12:00 dhe pritet të jetë sfidë interesante.
Turneu UEFA Development është një mundësi e mirë për stafin teknik kuqezi që të teston disa nga vajzat e kësaj grup-moshe, të cilat mund të jenë të vlefshme në të ardhmen.