Tovërlani publikon listën e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Gjermanisë!
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e ka publikuar listën e Dardanëve të rinj, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Dardanët, të dielën, udhëtojnë për në Chemnitz, atje ku më 22 mars do të përballen me Gjermaninë.

Lista
Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz dhe pritet që Dardanët e rinj të kenë mbështetjen e konsiderueshme të bashkëatdhetarëve tanë.