Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League.
“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona.
Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Championsit”, u shpreh sulmuesi polak i skuadrës katalanase.
Leëandoëski po luan sezonin e dytë me Barcelonën, skuadër me të cilën numëron 19 gola dhe 7 asiste gjatë këtij sezoni.
Nëse ia del përballë kampionëve të Francës, skuadra e Xavit do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Atletico Madrid-Borussia Dortmund.