Dinamo e Ferizajt ka shënuar fitoren e dytë rresht nën drejtimin e kryetrajnerit të ri Bylbyl Sokolit.
Dinamovitët thellojnë epërsinë me 37 pikë pas javës së 19-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A por ka pesë pikë e një ndeshje më shumë se Suhareka.
Dinamo dje e mundi me rezultat 1:0 Phonexin me golin e Henry Chibueze (41’).
Sokolit po i shkon mbarë, dy ndeshej dy fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Phoniex e Rilindjes 1974, të dyja si vendase.