Malisheva po tregon lojëra të mira në elitën e futbollit të Kosovës dhe si fryt i kësaj afrohen pesë pikë me liderin e kampionatit, Ballkanin e Therandës.
Malisheva ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Lirisë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Futbollisti Drilon Hazrollaj ka shënuar në minutën e 13-të, Etnik Brruti në atë të 70-tën dhe Agon Xhaka (86').
Hazrollaj kryeson listën e shënuesve me 19 gola e ka një më shumë se Muhamet Hyseni i Llapit.
Ballkani kryeson me 52 pikë, pasojnë Llapi me 51, Drita 49 (një ndeshje më pak), Malisheva 47 pikë dhe Liria renditet në fund me 10 sosh.