Trajneri Tahir Batatina ka thënë se barazimi pa gola nuk ka qenë rezultati real i derbit me Ballkanin.
Batatina pas ndeshjes ka thënë se Llapi është dashur të fitojë 3:0 pas rasteve që i ka pasur në këtë ballafaqim.
“Barazimi nuk ishte rezultat real. Është dashur të ishte 3:0 që në pjesën e parë. Dominuam.
Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Ballkani në minutat e fundit e pati një rast, ndërsa në pjesën e parë, 90% të lojës e kemi luajtur në fushën e kundërshtarit. Kemi bërë maksimumin.
Është pikë kampioni për Llapin.
Do ta bëjmë maksimumin në ndeshjet e ardhshme. I kemi dy ndeshje në shtëpi. Ka ardhur pjekuria e Llapit, qyteti, tifozët dhe legjendat e futbollit llapjan, meritojnë titullin e kampionit”, ka thënë Batatina.