Shkëndija kthehet me një pikë në përballje me Vardarin e Shkupit.
Përballja mes këtyre rivalëve, ishte edhe derbi i javës së 24-të të elitës së futbollit maqedonas.
Në minutën e 16-ë Lemos shënoi për Vardarin dhe Aganspahiq në atë të 79-zë barazoi rezultatin 1:1.
Pas një përplasjeje mes sulmuesit të Vardarit, Omeragiq dhe mbrojtësit të Shkendijës, Meliqi, të dytë u ndëshkuan me kartona të kuq (pas dy të verdhëve).
“Pas tensioneve mes lojtarëve të dy skuadrave, kaos pastaj ka shkaktuar incidenti i Meliqit gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes. Fatmirësisht gjithçka u qetësua shpejt dhe pas një pushimi prej pesë minutash, loja vazhdoi”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.
Shkëndija është në vend të tretë me 45 pikë e Vardari në të dhjetin me 26 sosh.