Bayern Munihu me lehtësi ka marrë pikë të plota më konak të Darmstadt-it.
Bayerni ka shënuat fitore me rezultat 5:2 ndaj skuadrës mikpritëse, Darmstadt.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, është aktivizuar nga minuta e 79-të për Darmstadt-in.
Për Darmstadt shënuan Skarke (28') e Vilhelmsson (90+5') dhe për mysafirët Musiala (36' e 64'), Kane (45+1'), Gnabry (74') e Tel (90+3').
Pas javës së 26-të t Bundesliga I, Bayerni zë vendin e dytë me 60 pikë me një ndeshje më shumë dhe 7 pikë më pak se lideri Bayer Leverkusen.
Darmstadt është në fund me 13 pikë.