Maldini shënon supergol, triumfojnë Monza dhe Torino.
Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 29-të në Serinë A.
Torino ka triumfuar 2-0 në transfertë me Udinezen. Sfida u zhbllokua nga Zapata në minutën e 10′ dhe në të 53′ Vlasiç dyfishoi shifrat.
Ndërsa Monza mposhti me rezultatin minimal 1-0 Kaljarin e Klaudio Ranierit.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 42′ nga Daniel Maldini, djali i Paolo Maldinit.