Lojtarët e Atletico Madridi festuan gjatë me tifozët kualifikimin drithërues në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Diego Simeones fitoi 2-1 dhe dërgoi ndeshjen te penalltitë, aty ku vendasit u treguan më të saktë.
Por, një dëmtim ndodhi gjatë festës së madhe. Teksa Mario Hermoso po vraponte për të përqafuar portierin Oblak (priti dy penallti), pësoi një tërheqje muskulore.
Qendërmbrojtësi ndjeu dhimbje në kofshën e majtë si pasojë e festimeve të shfrenuara.
Dhe tashmë do duhet të qëndrojë larg fushave për 3-4 javë.
Atletico Madrid do të sfidojë gjermanët e Dortmundit në çerekfinalet e Champions League.
Dhe më pas fituesin e PSG-Barcelona nëse kalon verdhezinjtë.