Dy skuadrat të të njëjtit qytet por me synime diametralisht të kundërta, Drita - Gjilani, do të përballen nesër në orën 13.00 në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita synon fitore në luftë për titullin e kampionit dhe Gjilan për ekzistencë.
Drita ka rast ideal që të barazohet me pikë me liderin Ballkanin e Therandës.
Ballkani kryeson me 52 pikë, pasojnë Llapi me 51, Drita 49, Malisheva 47 dhe Gjilani zë vendin e tetë me 25 pikë.
Futbollisti i Dritës, Albin Prapashtica, shpreson në fitore duke thënë: “Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë, sepse e dim se në derbi mund të vendosin edhe detajet.
Kështu ne do të jemi të koncentruar maksimalisht dhe shpresoj të arrijmë deri te fitorja".