Kryetari I Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ishte për vizitë në Leposaviq.
Cila ishte arsyeja që vizitoi Leposaviqin?
“Sot me bashkëpunëtorë isha për vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku u pritëm nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Me këtë rast vizituam disa prej terreneve sportive në Leposaviq, e të cilat janë në gjendje shumë të keqe, si pasojë e mosmirëmbajtjes së tyre.
Me kryetarin Hetemi nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për ta ndryshuar gjendjen e këtyre fushave dhe për t’i transformuar ato në hapësira ku rinia e kësaj komune do të ketë mundësi për ta zhvilluar aktivitetin sportiv, si dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve”, njofton Ademi.