Panoramë e bukur në fshatin Hogosht të Kamenicës.
Lumi përreth fushës së futbollit në Hogosht.
Një fushë për lakmi.
Skuadra e futbollit Kika e Hogoshti garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
“Një tjetër fushë stërvitore i shtohet Kosovës - KF Kika në Hogosht tani me kushte optimale për stërvitje e ndeshje.
Vazhdojmë me përkushtim në realizimin e projekteve të infrastrukturës në tërë vendin - çdo 45 ditë nga një fushë futbolli.
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!”, ka bërë të ditur Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.