Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur skuadrën kryesuese të Superiores, Egnatian, e cila është shumë larg asaj skuadre që kishte mahnitur në dy fazat e para.
Rrogozhinasit u goditën nga dy gola në pjesën e parë të ndeshjes me Franklin i cili gjeti hapësirat pas goditjeve nga këndi të çonte sferën në rrjetë. Skuadra e Tetovës u mundua të reagonte, por nuk gjeti hapësirat që kërkonte para portës.
Vetëm një shtyllë e Montenegro në startin e pjesës së dytë ishte pak për miqtë, që kishin vështirësi të krijonin raste.
Në fund ata mund të shkurtonin diferencën me penalltinë e Aleksit, por mesfushori gaboi duke fluturuar topin mbi traversë.