Talenti shqiptar, Anes Meliqi, humbi durimin për një moment në ndeshjen mes Vardarit të Shkupit dhe Shkëndijes së Tetovës.
Mbrojtësi 18-vjeçar i revoltuar përplaset me futbollistin e Vardarit të Shkupit pikërisht në minutën e 58-të, kur të dytë edhe u përjashtuan nga ndeshja.
Jo me kaq, edhe futbollisti i Shkëndijes, Bashkim Velija, humbi durimin dhe siç e ka zënë edhe objektivi i aparatit, kapi paksa për fyti futbollistin e Vardarit, Marjan Altiparmakovski.
“Fillimisht pati një përplasje mes Omeragiqit të Vardarit dhe Meliqit të Shkendijës, kështu që të dy u përjashtuan, e më pas Altiparmakovski e Velija patën edhe lojën e tyre ‘pak për fyti’.
Fatmirësisht gjithçka u qetësua shpejt”, shkruan mes të tjera mediumi maqedonas “Ekipa”.
Ndeshja e javës së 24-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, mes Vardarit dhe Shkëndijes, mbyllet baras (1:1).