Futsal Forca nga Kumanova matematikisht ka siguruar titullin kampion, tre javë para përfundimit të kampionatit në Ligën e Parë të futsallit maqedonas.
Ky do të jetë tituli i parë në historinë e shkurtër të këtij klubi.
Ekipi që drejtohet nga trajneri Gazmend Hiseini ka 11 pikë më shumë se ndjekësi i tyre Futsal Shkupi.
Futsal Forca në 15 ndeshje i ka 45 pikë.
Në këtë mënyrë Futsal Forca do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në kualifikimet e Ligës së kampionëve europian në futsal.
Ka mundësi që Futsal Forca të jetë edhe nikoqir i organizimit të turneut.
Por, sukseset e këtij klubi nuk përfundojnë me kaq, pasi Futsal Forca është edhe në gjysmëfinale të kupës, ku po ashtu synohet trofeu i kupës.