Skuadra e Manchester United dhe kombëtarja e Brazilit kanë marr një lajm të keq.
Bëhet fjalë për lojtarin Casemiro, i cili është lënduar. Në fakt, këtë lajm e ka dhënë vet kombëtarja braziliane.
Gjatë muajit mars, Brazili do t’i luaj dy miqësore, fillimisht më 23 ndaj Anglisë dhe tre ditë më vonë ndaj Spanjës.
E për këto takimi ishte planifikuar të luaj edhe Casemiro, por Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje të paraqitet.
“Trajneri i ekipit të Brazilit, Dorival Junior, ka njoftuar për ftesën e sulmuesit Pepe nga Porto. Ai është ftuar për të zëvendësuar Casemiron nga Manchester United, i cili është lënduar dhe do të jetë jashtë për miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës, më 23 mars dhe 26, respektivisht”.
Federata ende nuk e ka zbuluar shkallën e lëndimit të Casemiros ose për sa kohë do të mbetet ai jashtë fushave.
Por lajmi për mungesën e tij në këto dy ndeshje do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për duelin që ‘Djajtë e Kuq’ e zhvillojnë sot ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinales së FA Cup.