Dukagjini do të përballet me Feronikelin ’74 në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.
Klinasit janë nikoqir të drenicasve në takimin që pritet të zhvillohet “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00.
Dukagjini dëshiron të kthehet te rezultatet pozitive dhe të këndellet me një fitore e cila i mungon që katër ndeshje.
Ekipi i legjendës Shefki Kuçi ka synim rezultat pozitiv që e mban sa më larg zonës së barazhit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Iseni, Salihu, Feka, Jatta, Mërlaku, Morina, Rugova, Shabani, Dallku.