Prishtina kërkon tre pikë ndaj Fushës Kosovës që është në formë në javët e fundit.
Bardhekaltrit janë të motivuar për tre pikë, ndërsa Fushë Kosova synon pikë në lutë për mbijetesë.
Ndeshja e javës 26-të luhet sot (13.00) në stadiumin “Sami Kelmendi në Lipjan.
Futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, për faqen e FC Prishtina, tha: “Vijmë pas një fitore mjaft të rëndësishme që na ndihmon shumë për ndeshjen e radhës me kundërshtar që është në fund të tabelës, por me një formë mjaft të lartë, për çka duhet të jemi shumë të përqendruar dhe duke mos i nënvlerësuar për asnjë moment”.