Katër gola dhe tre kartona të kuq e karakterizoi derbin e madh të Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit.
Përballja mes rivalëve të qytetit, rivalëve të përbetuar ka përfunduar pa fitues, 2:2.
Drita avancoi me rezultat 1:0 me golin e baftit në minutën e 24-të. Nuk vonoi shumë dhe Gjilani kundërpërgjigjet.
Basa ka barazuar rezultat 1:1 në minutën e 32-të.
Në fund të pjesës së parë tronditet Drita.
Ismajli shënoi për 1:2.
Në fillim të pjesës së dytë, Drita barazoi me golin Dabiqajt pikërisht në minutën e 55-të.
Drita mbetet pa një lojtar nga minuta e 58-të, pasi që Almir Ajzeraj është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 90+1, Shehu i Gjilanit është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 90+4, Kqiku i Gjilanit është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Pas javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 52 pikë, pasojnë Llapi me 51, Drita 50, Malisheva 47 pikë etj. dhe Gjilani është në të shtatin me 26 pikë.