Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në derbin ndaj Dritës.
Derbi të dielën u mbyll baras, 2:2.
“Mendoj që nuk i kemi zhgënjyer tifozët.
Është shfaqur derbi i vërtetë, ka pasur luftë, gola, lojë të bukur e kartonë.
Jam i kënaqur sepse çunat treguan karakter.
Bëmë ndeshje të mirë dhe është pikë e mirë për vazhdimësinë.
Kjo tregon se ekipi e ka forcën e duhur për të vazhduar tutje. Lojtarët që kisha në lojë mund ta zgjidhnin ndeshjen në disa situata. Problemi ishte se ne e qarkulluam ngadalë topin dhe më pas luajtëm me topa të gjatë që ishte gabim. Si shkoi ndeshja është dashur ta zgjidhnim atë që në pjesën e parë.
Çunat e kishin për detyrë të luanin me harkime për shkak se kemi shënuar shumë gola me Jaroviqin, por këtë nuk na e lejoi kundërshtari.
Kemi bërë ndeshje të mirë dhe dua t’i marr gjëra pozitive. Tani duhet t’i përmirësojmë gabimet që i kemi bërë”, theksoi Mezan.