Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, nuk ka qenë aspak i qetë pas barazimit pa gola të marrë kundër Genoa-s në kampionat.
Kjo është parë qartë gjatë një interviste të dhënë për “Sky” pas akimit të luajtur në “Allianz Stadium”.
“Vlahoviq? Ka gabuar, klubi do ta gjobisë.
Tani jemi të tretët në renditje: unë nuk e di si bëhet detyra e gazetarit, nuk ia lejoj vetes të them se si bëhet, ju e dini si bëhet detyra e trajnerit?”, ka qenë përgjigjja e ashpër ndaj gazetari.
“Unë bëj zgjedhje për të mirën e skuadrës. Ju çfarë kuptoni? Ju duhet të bëni vetëm pyetje”.