Leicester City ishte shumë afër befasisë por e tradhtoi fati sportiv në minutën e fundit.
Chelsea ngadhënjeu në frymën e fundit, me rezultat 4:2 dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup (Kupa e Anglisë.
Për Chelsean shënuan Cucurella (13'), Palmer (45+1'), Chukwuemeka (90+2’), Madueke (90+8') e për Leicester realizuan Disasi (51' – autogol) e Mavididi (62').
Në minutën e 73-të Doyle është përjashtuar me karton të kuq dhe Leicester mbetet me një lojtar më pak.
Sterling i Chelsear dështoi nga penalltia në minutën e 26-të.