Futbollisti Alban Ajdini sot shkëlqeu në fanellën e Lausanne e Ouchy, duke shënuar dy gola në barazimin në udhëtim, me rezultat 2:2 ndaj Zurich-ut.
Okita në minutën e 10-të, Marchesano (19') shënuan për Zurich-un dhe për mysafirët realizoi Alban Ajdini (42' e 79'-nga penalltia).
Krasniqi ka asistuar në minutën e 19-të në golin e dytë të Zurich-ut.
Lindit Kamberi, Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi startuan nga minuta e parë për Zurich-un sikurse edhe Alban
Ajdini, Lavdrim Hajrullahu, Valon Hamdiu, Mërgim Qarri të Lausaane Ouchy.
Hamdiu është zëvendësuar në minutën e 46-të, Ajdini e Qarri në atë të 90+1 dhe Krasniqi është ndëshkuar me karton të verdhë.
Pas javës së 28-të në kampionatin zviceran, Zurich është në vend të katërt me 43 pikë e Lausasnne Ouchy në të fundit (12-tin) me 20 sosh.