Donjeta Halilaj ka shënuar gol shumë të bukur në elitën e futbollit të Turqisë.
Halilaj në minutën e 31-të shënoi nga gjuajtja e lirë në fitoren e Beshiktashit kundër Atashehirit 3:0, të zhvilluar të dielën.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së 24-t të elitës turke për futbolliste.
Për të ishte goli i shtatë i realizuar në Turqi.