Struga Trim Lum po vazhdon me rezultate të mira në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare shënuan fitore në Shkup me rezultat 2:1 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 24-të.
Radeski në minutën e 54-të e Vllajkoviq (70') shënuan për kampionin në fuqi dhe Stojanoviq (69') për Rabotniçkn.
Struga shkëputet në krye me 51 pikë, ka tre më shumë se Shkupi dhe 6 se Shkëndija në pozitën e tretë e Rabotniçki renditet në vend të tetë me 27 pikë.