Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka dëshmuar lojë dhe efikasitet në takimin e javës së 23-të të Bezirksliga.
Lideri i kampionatit, Kosova nuk ka treguar mëshirë ndaj skuadrës SG Rommerskirchen-Gilbach, duke e deklasuar me rezultat 5:2.
Kuqezinjtë arkëtuan tre pikë shumë të vlefshme në luftë për të hyrë në Landesliga.
Kosova
Kosova kryeson me 58 pikë e ka një më shumë se DJK Gnadental që renditet në pozitën e dytë .
“Klubi ynë del me 3 pikë nga ndeshja kundër SG Roki/Gilbach me një rezultat përfundimtar 5:2 e me golashënues Qlirim Kashtanjeva (1’ 90’) Max Stellmach (26’ 84’) dhe Astrit Hyseni (43’).
Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj shihemi ndeshjen e radhës ku jemi si mysafir i SVG Neuss-Weissenberg”, njofton FC Kosova.