Milani mundi mesditën e së dielës Veronën me rezultatin përfundimtar 1-3.
Një fitore e rëndësishme për të besuarit e Piolit, sepse tanimë e shohin veten të vetëm në vendin e dytë të Serisë A, 3 pikë larg Juventusit që u ndal sot në një barazim pa gola kundër Xhenoas.
Në intervistën pas ndeshjes për “DAZN”, trajneri italian i kuqezinjve shprehet i lumtur për fitoren, por i irrituar me ndëshkimin me karton të verdhë që iu dha Teo Hernandezit:
“Ne luajtëm një ndeshje të mirë, mund të ishim më të përqendruar te goli i pësuar por nuk ka problem.
Nuk e kuptoj përse u dënua Teo, ai nuk ishte i zemëruar me askënd.
Nuk ishte një mungesë respekti kundër fansave. Dyshja që ai krijon me Leaon, është shumë e fortë, kundërshtarët duhet të frikësohen.”
Ndeshjen e radhës, Milani do ta luajë me Fiorentinën përsëri në fushë kundërshtare, me 30 mars pas pushimit të kombëtareve.