​Foda e nis konferencën në shqip, zbulon pse nuk e ftoi Ermal Krasniqin

Futboll

​Foda e nis konferencën në shqip, zbulon pse nuk e ftoi Ermal Krasniqin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:46
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencën për media para ndeshjeve të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë.

Foda e nisi konferencën në gjuhën shqipe me "Mirëdita", ndërsa vazhdoi të tregonte se ka filluar të bëhet grumbullimi i lojtarëve.

Trajneri gjerman theksoi se sot ka të gatshëm 17 lojtarë, kurse pret që nesër të kompletohet kontingjenti prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Po ashtu, Foda zbuloi se pse mungon sulmuesi i Rapid Buchurestit, Ermal Krasniqi në grumbullimin e tij. Ai tha se gjatë këtyre muajve ka udhëtuar vazhdimisht për të shikuar ndeshjet e lojtarëve të Kosovës, dhe lojtarët e ftuar e kanë bindur se e meritojnë të jenë pjesë e grumbullimit, prandaj edhe janë të ftuar.

"Dardanët", përballen me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Hungarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat