Thierry Henry godet skuadrën e Real Madridit

Futboll

Thierry Henry godet skuadrën e Real Madridit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 06:11
Thierry Henry

Trajneri i kombëtares olimpike franceze, Thierry Henry, ka thënë se Real Madridi nuk është i gatshëm të dërgojë lojtarët e tyre francezë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Ka qenë gjithmonë kështu dhe e dija se do të ishte e vështirë. Është krejtësisht normale, veçanërisht për klubet jashtë vendit. Lojërat Olimpike janë këtu në Francë dhe klubet vendase do të ndihmojnë.

Ekipet jashtë – janë më të vështira. Por unë kurrë nuk u ndala në “jo”-në e parë. Do të shohim se çfarë mund të bëhet por vendimi do t’u lihet klubeve sepse këto nuk janë data zyrtare të FIFA-s. Ka shumë emra që do të donim të kishim, por nuk është e qartë se kur do të kemi një përgjigje”, tha Henry.

Eduardo Camavinga, Tchouameni dhe Ferland Mendy janë francezët që luajnë për madrilenët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat