Joao Felix e ka mbrojtur veten pas fishkëllimave të tifozëve të Atletico Madridit ndaj tij.
Felixi që vazhdon të jetë lojtar i madrilenëve, u huazua sivjet te Barcelona, dhe e shënoi golin e parë në fitoren 0:3 ndaj Atleticos.
“Fansat e Atleticos nuk i dinë gjërat që kanë ndodhur këtu gjatë kohës sa kam qenë këtu”, ka thënë Felixi.
“Fansat nuk e dinë se çfarë ka ndodhur këtu brenda, i kuptoj ata por nuk duhet të shihem si i keqi”.
“Madje edhe marrëdhëniet e mia me lojtarët e Atleticos janë të mira”.