Referi i Kosovës, Genz Nuza është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21.
Gjyqtar i njohur për integritetin dhe drejtësinë e tij në fushë, Nuza do të ndaj drejtësinë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Maltës në grupmoshat U21.
“Ky delegim vë në dukje besimin në rritje të UEFA-s në aftësitë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë”, shkroi FFK në një komunikatë.
Po ashtu, drejtësinë në këtë ndeshje së bashku me Nuzën do ta ndajnë edhe asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.